Site icon Telegrafi

Autoritetet “në alarm”, një ari i humbur endet rrugëve të Sarajevës

Ekipi i ndërhyrjes së Shoqatës së Gjuetisë së Sarajevës po përpiqet të “zbusë” një ari që po ecën nëpër rrugët e disa lagjeve në zonën e qytetit të vjetër të Sarajevës.

Dhe një lexues i Klix.ba ka siguruar një video shprehet se ariu po lëvizte rrugëve të Vratnikut, përcjell Telegrafi.

Për gjithçka është vënë në dijeni policia dhe autoritet e gjuetisë, anëtarët e së cilës kanë dalë menjëherë në terren.

Kryetari i Shoqatës së Gjuetisë së Sarajevës, Muriz Bukva, ka konfirmuar për Klix.ba se po e ndjekin ariun dhe e drejtojnë të kthehet nga ka ardhur. /Telegrafi/

Exit mobile version