Anthony Inglis Smith nga Sussex i Anglisë, që udhëtoi për në Cancun me gruan e tij për pushime, u ndalua për tri ditë, pasi autoritetet meksikane e ngatërruan atë me një kriminel që është në arrati.
Turistin britanik e mbajtën në një qeli të ftohtë dhe pa dritare, në momentin që arriti në aeroportin e Meksikës, transmeton Telegrafi.
Prej se qëndroi i mbyllur në atë formë, ai pretendon se vuan prej depresionit, insomnisë dhe anktheve të natës.
Nuk ishte vetëm emri i njëjtë me atë të personit në kërkim, por edhe ditëlindja e njëjtë, duke e bërë rastin edhe më të komplikuar.
“Kurrë nuk kisha menduar se do të mbyllem në qeli, as që e dija nëse kam bërë diçka ndonjëherë në jetë. Ishte e tmerrshme dhe më la me pasoja”, ka thënë Smith.
Derisa gruan e tij Carole e kthyen për në Angli, atë e mbanin mbyllur dhe pa asnjë përgjigje në dhomën e vogël, me dyshek në dysheme dhe një batanije të hollë.
Emri tij i mesëm, i bindi në një formë autoritet e sigurisë, që ai nuk është Anthony Smish të cilin po e kërkonin.
Ndaj turistit pritet të ketë dëmshpërblim të konsiderueshëm, megjithëse kishte fakt shumë të mëdha se është personi nga lista e të kërkuarve. /Telegrafi/