Site icon Telegrafi

Autoritetet kufitare britanike konfiskuan veshje me firma të rrejshme në vlerë të 3.5 milionë eurove

Veshje me firma të rrejshme në vlerë të 3.5 milionë eurove, janë ndaluar nga autoritetet kufitare britanike, disa ditë para s të fillojë festimi i Krishtlindjeve.

Mallra nga Gucci dhe Nike, janë në mesin e mbi 10,000 gjërave të prodhuara në Kinë, që kishin për synim tregun e Britanisë së Madhe, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët kufitarë kanë bërë të ditur, se shumë mallra që imitojnë dizajnet e firmave të mëdha, që vinin nga Kina janë ndaluar që nga fillimi i nëntorit.

Në mesin e tyre ka më së shumti shalle, çanta, kufje dhe mbulesa tavoline, që zakonisht blihet që të dërgohen si dhuratë.

“Kjo qeveri, është e përkushtuar në ndalimin e kriminelëve dhe mallrave që nuk janë origjinale. Të gjithë ata që blejnë mallra të rrejshme, janë duke i kontribuar krimit dhe një rrjeti të rrezikshëm mafioz. Ky konfiskim, tregon se sa të mirë janë autoritetet kufitare”, ka thënë Ministri i Sigurisë, Brandon LeWis.

Të gjitha gjërat e konfiskuara, autoritetet kufitare i prezantojnë te prodhuesit, për t’i krahasuar se mos janë origjinale.

Nëse vërtetohet se janë mashtrim, ato shkatërrohen dhe nuk iu mundësohet të dalin në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version