Site icon Telegrafi

Autoritetet kineze thonë se kanë gjetur coronavirus në kallamarët e ngrirë, të importuar nga Rusia

Autoritetet në provincën verilindore Jilin të Kinës kanë gjetur coronavirusin e ri në paketimin e kallamarëve të importuar, thanë të dielën autoritetet shëndetësore në qytetin e Fuyu, duke kërkuar që cilindo që mund ta ketë blerë atë të testohet vetë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, një nga paketat kishte mbërritur në qytet përmes kryeqytetit të provincës Changchun, tha zyra shëndetësore e qytetit Fuyu në llogarinë e saj zyrtare në WeChat të dielën.

Si rezultat, u është kërkuar njerëzve që kishin blerë dhe ngrënë kallamar të importuar në dyqanin lokal Sanjia Deda me shumicë të prodhimeve të detit të ngrirë prej 24-31 gusht që të raportojnë tek autoritetet e lagjes dhe të kërkojnë një test për COVID-19.

Zyra e parandalimit të COVID-19 në Changchun tha se kallamari ishte importuar nga Rusia nga një kompani në qytetin Hunchun dhe ishte sjellë në kryeqytetin e provincës.

Doganat kineze thanë të premten se do të pezullonin importet nga kompanitë për një javë nëse produktet ushqimore të ngrira do të rezultonin pozitive për coronavirus dhe për një muaj nëse produktet e një furnizuesi testoheshin pozitivë për herë të tretë ose më shumë.

Kina kontinentale kohët e fundit ka raportuar shumë pak infeksione me virusin i cili u shfaq në Wuhan në fund të vitit të kaluar, me vetëm 10 raste të reja me COVID-19 të shtunën.

Është thënën se rastet më të fundit vijnë nga njerëz që hyjnë në Kinë nga diku tjetër.

Ndryshe, edhe në gusht, autoritetet lokale në dy qytete kineze thanë se kishin gjetur gjurmë të virusit në ngarkesat e ushqimit të ngrirë të importuar.

Por Organizata Botërore e Shëndetësisë tha atëherë se nuk shihte prova të përhapjes së COVID-19 nga ushqimi ose paketimi. /Telegrafi/

Exit mobile version