Autoritetet kineze do të përpiqen të ndalojnë ekstravagancën gjithnjë e në rritje që po i shtohet kulturës së vendit për sa i përket dasmave.
Qeveria thotë se shumë prej mënyrave se si festohen martesat po shkojnë kundër vlerave socialiste dhe pasqyrojnë shthurje.
Kohët e fundit kanë hyrë në modë lojëra ekstravagante në dasmat kineze, të cilat po përfundojnë gjithnjë e më shpesh me aksidente.
Një nga lojërat është që shoqëria i bllokon nuses derën e shtëpisë, dhe duhet të pengojë dhëndrin që të futet brenda.
Ai duhet të luftojë me çdo kusht që të futet. Kur teprohen, këto lodra kanë kaluar në dëmtime të rënda.