Telegrafi

Autoritetet kineze kishin mbyllur tregun famëkeq të Wuhanit ku u shfaq coronavirusi, tregtarët rihapin tezgat e tyre vetëm 9 milje më larg

Shitësit që bënin tregti në tregun famëkeq të Wuhanit nga ku besohet se u shfaq pandemia e coronavirusit, raportohet se kanë rihapur tezgat e tyre në tregjet tjera të qytetit.

Tregu i gjallesave kryesisht të detit në Huanan që besohet se ishte shkaktuar i shpërthimit të pandemisë, ishte mbyllur nga autoritetet kineze më 1 maj në fillim të krizës shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Ekspertët kinezë më parë kishin bërë të ditur, se virusi ishte bartur te njerëzit përmes këtyre kafshëve të egra në tregun në Huanan. Aty shiteshin pothuajse të gjitha llojet e kafshëve nga dhelprat e deri te koalat, që i përdorin për specialitete të ndryshme.

Megjithatë disa prej këtyre shitësve të Huananit kanë rilokuar tezgat e tyre në veri të Hankou, e videot e publikuara më poshtë dëshmojnë një gjë të tillë.

Një tregtar ka thënë se ish-shitësit e tregut famëkeq të Huananin janë vendosur në një lokacion të ri rreth 9 milje në veri të Huananit.

“Jemi vendosur këtu pasi Huanan u mbyll më 1 janar. Më duhet të bëjë tregti për të fituar bukën e gojës”, tha një tregtare.

Ajo madje pranoi se shumë kolegë të saj me të cilët bashkëpunonte në tregun e Huananit, kanë humbur me të afërmit e tyre nga pandemia e coronavirusit. /Telegrafi/