Telegrafi

Autoritetet kineze kërkojnë që banorët ti largojnë kafshët shtëpiake- rrezik se ato mund ta bartin virusin vdekjeprurës

Komunitetet kineze kanë porositur banorët e tyre të ndalojnë mbajtjen e kafshëve shtëpiake – në mes të frikës se kafshët gjithashtu mund të kapin coronavirusin e ri që ka vrarë 213 në më pak se tre javë.

Autoritetet kineze lëshuan urdhrin e rreptë për vendasit pasi morën udhëzime nga eprorët e tyre për të luftuar epideminë.

Një fshat në Hebei u bëri thirrje të gjitha familjeve që të largonin kafshët shtëpiake brenda pesë ditëve.

Lajmi erdhi ndërsa  eksperti më i lartë i Kinës për sëmundjet infektive paralajmëroi se kafshët shtëpiake gjithashtu do të duhet të vendosen në karantinë nëse ato ekspozohen ndaj pacientëve me coronavirus, duke shkaktuar frikë se kafshët gjithashtu mund të kapnin sëmundjen, transmeton Telegrafi.

Organizata Botërore e Shëndetit, megjithatë, pretendon se nuk ka parë asnjë provë që virusi të kalohet te macet ose qentë. /Telegrafi/