Telegrafi

Autoritetet kanadeze shpëtojnë qenin e bllokuar në çati

Zjarrfikësit në British Columbia, Kanada, shpëtuan një qen me emrin Lucky i cili mbeti i bllokuar në çati.

Autoritetet thanë se ekuipazhi i shpëtimit iu përgjigj një thirrjeje për një kafshë në një situatë të keqe në zonën e Oaklands dhe me të mbërritur gjetën qenin e mbërthyer në çatinë e një shtëpie.

Siç shihet në video, zjarrfikësit përdorën një lloj transportuesi të posaçëm për të arritur deri tek kafsha.

Derisa iu afruan çatisë, qeni me padurim kërceu në këtë transportues të zjarrfikësve. /Telegrafi/