Autoritetet iraniane shkatërruan 100 mijë antena dhe aparatura tjera marrëse të sinjaleve satelitore.
“Të gjitha antenat dhe aparaturat e tjera janë shkatërruar vullnetarisht nga qytetarët”, konfirmoi basijnews.ir, organ i milicisë së Bassidjit, shumë e afërt me Gardën Revolucionare Iraniane – arma elitë e regjimit.
“Një milion persona morën pjesë në këtë program”, tha shefi i Bassidjit, gjenerali Mohammad Reza Naghdi. ”Televizionet satelitore nxisin korrupsionin dhe korruptojnë kulturën e shoqërisë sonë. Ato janë shkaktare të rritjes së numrit të divorceve, të rasteve të drogës dhe të pasigurisë publike”.