Rreth 300 emigrantë shqiptarë janë kapur nga autoritetet holandeze gjatë këtij viti, në tentativë për të kaluar nga Holanda në Britani, njofton Ministria e Drejtësisë holandeze.
Sipas një raporti të ministrisë holandeze, shumica prej tyre janë zënë derisa tentonin të ngjiteshin në kamionë, raporton portali holandez Dutchnews.nl.
Ministria e Drejtësisë në Holandë, po ashtu ka bërë të ditur se saktësisht 840 emigrantë – jo vetëm shqiptare – janë kapur nga autoritetet holandeze këtë vit.
190 prej tyre janë zënë në anën tjetër të kanalit detar, në Britani të Madhe, shkruan Insajderi.
Britania e Madhe është njëra nga destinacionet kryesore të emigrantëve shqiptarë, të cilët jo pak herë janë kapur teksa ilegalisht kanë tentuar kalimin në Mbretërinë e Bashkuar.