Telegrafi

Autoritetet franceze paralajmërojnë masa shtesë pas rritjes rekorde të rasteve me coronavirus

Autoritetet franceze mund të detyrohen të vendosin bllokime të reja në një përpjekje për të parandaluar rritjen e rasteve me coronavirus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, lajmin e bëri të ditur të hënën kryeministri francez, Jean Castex.

“Nëse përgjatë dy javëve të ardhshme shohim që epidemia përkeqësohet, në rast të se shtretërit e kujdesit intensiv mbushen edhe më shumë nga sa presim, ne do të detyrohemi të marrim masa shtesë”, u shpreh Castex.

I pyetur në lidhje me mundësitë e masave të qëndrimit në shtëpi dhe mbylljen e bizneseve në mënyrë specifike ai tha se “asgjë nuk mund të përjashtohet, duke pasur parasysh situatën në spitalet tona”.

Kryeministri francez, Jean Castex

Castez deklaroi se duhet të ekzistojë mundësia që të shmanget një bllokim mbarëkombëtar si ai dy-mujor në kulmin e shpërthimit të COVID-19 në pranverë.

Si rrjedhojë, Castez përmendi se njerëzit nuk po e vlerësonin që vala e dytë e coronavirusit gjendej në mesin e tyre.

Ndryshe, të shtunën Franca regjistroi afër 27 mijë raste të reja, si dhe 16 mijë të prekur të dielën.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 732 mijë, ndërsa 32 mijë persona ndërruan jetë deri më tani. /Telegrafi/