Site icon Telegrafi

Autoritetet e Stambollit ndalojnë marshin e transeksualëve dhe homoseksualëve

Autoritetet e qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, kanë ndaluar marshimet e transeksualëve dhe homoseksualëve gjatë këtij muaji, duke u arsyetuar se janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.

Reuters raporton se autoritetet përkatëse janë të brengosura, pasi që ultranacionalistët kanë njoftuar se nuk do të lejojnë “të degjeneruarit”, të mbajnë mitingje në tokën turke, transmeton Telegrafi.

Organizatorët e ngjarjes që janë mbledhur para Komisionit në Javën e Krenarisë, kanë deklaruar se ndalimi i një marshi është i paligjshëm dhe se është e nevojshme të veprohet sipas ligjit. /Telegrafi/

Exit mobile version