Telegrafi

Autoritetet e Arabisë Saudite pranojnë vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Gazetari Jamal Khashoggi ka vdekur pas përleshjes që ka ndodhur në konsullatën saudite në Stamboll, ka raportuar televizioni shtetëror i Arabisë Saudite duke cituar hetimet fillestare.

Në po këto raportime është thënë se zëvendës-shefi i Inteligjencës, Ahmad al-Assiri dhe Saud al-Qahtani, ndihmësi i lartë i trashëgimtarit saudit të fronit, Mohammed Bin Salman, janë shkarkuar nga detyra lidhur me këtë çështje.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka pranuar raportin se se do të vazhdojë të shikojë “për së afërmi” të gjitha hetimet.

Kjo është hera e parë që Mbretëria ka pranuar vdekjen e Khashoggit.

Lexo po ashtu Zhdukja e gazetarit saudit, policia turke fillon kërkimet në “Pyllin e Beogradit” – dyshohet se trupi i tij mund të jetë hedhur atje! (Foto)

Mbreti saudit Salman është raportuar të ketë urdhëruar formimin e një komiteti ministror të udhëhequr nga Princi Salman, për të ristrukturuar shërbimet e Inteligjencës.

Gazetari Khashoggi është parë për herë të fundit duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor për të marrë disa dokumente për martesë.

Raportimet në median shtetërore saudite kanë ndodhur pak pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka biseduar në telefon me Mbretin Salman lidhur me këtë rast.

Lexo po ashtu Provat tregojnë se Princi i Kurorës urdhëroi vrasjen e gazetarit saudit, thotë ish-shefi i Shërbimit Sekret Britanik

Të dy liderët kanë ndarë informacione dhe janë pajtuar për të bashkëpunuar rreth hetimeve, kanë thënë burimet presidenciale turke.

Khashoggi, banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i Washingon Postit është njohur edhe si kritik i princit saudit Salman.

Zhdukja e tij për disa javë ka tensionuar marrëdhëniet në mes të Arabisë Saudite dhe Perëndimit.