Një pasagjer i cili u zhduk nga një anije lundrimi në Gjirin e Meksikës është shpëtuar pas më shumë se 15 orësh në det, thanë rojet bregdetare amerikane.
Siç raportohet, 28-vjeçari kishte qenë në një lokal në anijen Carnival Valor me motrën e tij mbrëmjen e së mërkurës, por nuk u kthye pasi u largua për të përdorur tualetin, transmeton Telegrafi.
Disa ekipe shpëtimi kërkuan zonën dhe burri më në fund u vu re të enjten në mbrëmje, rreth 30 kilometra nga brigjet e Luizianës.
Mësohet se ai është në gjendje stabile.
Togeri Seth Gross i Rojes Bregdetare të SHBA tha se njeriu mund të kishte qenë në ujë për më shumë se 15 orë – “më e gjata absolute për të cilën kam dëgjuar – dhe vetëm një nga ato mrekullitë e Falënderimeve”.
Është e paqartë se si burri u zhyt në ujë nga anija që ishte rrugës për në Cotumel në Meksikë. /Telegrafi/