Autoritetet amerikane kanë rikthyer një arkivoli të vjedhur. Arkivoli 2,100 vjeçar i një prifti të quajtur Nedjemankh, u grabit dhe u kontrabandua nga Egjipti më 2011.
“Deri më tani hetimi ynë ka përcaktuar se ky arkivol është një nga qindra artefakte të vjedhura nga i njëjti rrjet shumëkombësh i trafikimit”, tha prokurori i Manhattanit, Cyrus Vance.
Zyrtarët thanë se arkivoli i madh dhe i zbukuruar ishte varrosur në rajonin Minya. Nga aty është dërguar në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Gjermani ku është restauruar. Pastaj dërgohet në Francë për t’u blerë pastaj nga Muzeu Metrolpolitan i Artit për katër milionë dollarë. Autoritetet amerikane u mashtruan nga dokumentet e falsifikuara gjoja nga viti 1971. Pasi autoritetet egjiptiane ofruan dëshmitë për vjedhje, muzeu bashkëpunoi ngushtë me Prokurorinë. /Telegrafi/