Autoritet marokene kanë ndaluar prodhimin dhe shitjen e burkës, veshje myslimane me të cilën mbulohet i gjithë trupi dhe koka e femrës, shkruan Daily Mail.
Janë publikuar paralajmërime nëpër qendrat tregtare dhe tek prodhuesit, që të ndalojnë prodhimin dhe shitjen e burkës, transmeton Telegrafi.
Ata gjithashtu detyrohen që të gjitha veshjet që u kanë mbetur nëpër magazina që t’i shndërrojnë në diçka tjetër dhe atë brenda një afati prej 48 orëve, përndryshe rrezikojnë që t’u konfiskohet malli.
Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë vizituar të gjitha lokalet në mënyrë që t’i paralajmërojnë shitësit dhe rrobaqepësit. /Telegrafi/