ProPublica ka publikuar një audio incizim, ku dëgjohen fëmijët që janë ndarë nga prindërit nga autoritetet amerikane të emigracionit duke qarë, dhe kërkuar nënën dhe babanë, shkruan New York Times.
Në audio incizimin afro tetë minuta, dëgjohen të “burgosurit” duke debatuar rreth praktikave të administratës së Donald Trumpit për të ndarë fëmijët nga prindërit e tyre në qendrat e ndalimit në kufi, transmeton Telegrafi.
Në artikullin e ProPublica që gjithashtu publikoi audio incizimin thuhet se është regjistruar gjatë javës së kaluar në qendrat e ndalimit nga dogana amerikane.
Dhjetë fëmijë nga Amerika Qendrore që ishin ndarë nga prindërit nga autoritetet amerikane të emigracionit, dëgjohen në audio incizim ku gjithashtu flasin edhe disa të rritur.
Ky audio incizim është një prej shumë dëshmive që janë publikuar ditëve të fundit, që tregojnë praktikat që janë duke u përdorur nga autoritetet amerikane të cilët po ndajnë fëmijët nga prindërit të cilët janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin.
Sipas ProPublica, audio incizimi është siguruar nga Jennifer Harbury, avokati për drejtat civile, të cilën ia dhuroi një klient që deshi të mbetet anonim. /Telegrafi/