Policia belge zbuloi identitetin e personit i cili sot me thikë plagosi dy policë në lagjen problematike të Brukselit, Skarbek, incident të cilin prokuroria federale e quajti si “sulm potencial terrorist” lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Hisham D. nga Belgjika, islamist i njohur dhe ish-ushtar profesional i Mbretërisë së Belgjikës, i cili tashmë gjendet në paraburgim.
Nga prokuroria, sot pasdite njoftuan se Hisham D. deri në vitin 2009 ka punuar në Armatën e Mbretërisë së Belgjikës, ndërsa ka qenë i njohur për organet e ndjekjes si kryerës i veprimeve kriminale, por edhe si person i lidhur me të ashtuquajturën luftëtar në ISIL-in terroristë në Siri, lajmëroi televizioni frankofon “RTBF”.
Ministri i Punëve të Brendshme i Belgjikës, Jan Jambon, deklaroi se prokuroria federale bënë hetime që të verifikojë nëse autori i sulmit të sotëm ka lidhshmëri me organizatat terroriste.