Mike Reiss (63), producent i serialit vizatimor “The Simpsons”, në korrik të vitit të kaluar zbriti së bashku me gruan e tij Denise në fund të Oqeanit Atlantik në rrënojat e Titanikut, në një nëndetëse të vogël që tani është zhdukur gjatë një turneu të tillë turistik.
Ai ka treguar për New York Post se çfarë lloj kontrate duhej të nënshkruante me kompaninë “Oceangate Expedition”, organizatorin e udhëtimit dhe pronarin e nëndetëses së zhdukur Titan.
Hear the inside story of my trip last year on the lost Titanic tourist sub. https://t.co/mTE7BmOa8X pic.twitter.com/LzifffxXhX
— Mike Reiss (@MikeReissWriter) June 20, 2023
Me atë kontratë, kompania heq dorë nga përgjegjësia për vdekjen e pasagjerëve në nëndetëse në raste të caktuara, transmeton Telegrafi.
“Vdekja është gjithmonë në përgjumje, gjithmonë në mendjen tënde. Edhe para se të shkelni në varkë (që sjell pasagjerët në nëndetëse) ka një pohim të gjatë që përmend vdekjen tre herë në faqen e parë”, tha Rice për gazetën amerikane.
Ai tha se ai dhe gruaja e tij kanë paguar më shumë se 100 mijë dollarë për të zbritur në fund të oqeanit për të parë rrënojat e Titanikut, anijes së famshme që u fundosë në ato ujëra në vitin 1912 pasi goditi një ajsberg.
As rescuers search to find the Titan, the missing submersible which disappeared while taking tourists to see the wreckage of the Titanic, CBS reporter David Pogue and The Simpsons writer Mike Reiss, who have been on the vehicle, described what it was like https://t.co/rHr3lBSspC pic.twitter.com/KfKfbH3w27
— Reuters (@Reuters) June 21, 2023
“Ai e dinte që ishte shumë e rrezikshme”, tha gruaja e Reiss.
Miliarderi britanik Hamish Harding, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleiman, studiuesi francez Paul-Henri Nargeleau dhe Stockton janë në nëndetësen e humbur, e cila i dërgoi sinjalin e fundit anijes që e ndiqte të dielën, një orë dhe 45 minuta pas zhytjes. /Telegrafi/