Në faqen e vet në LiveJournal shkroi se ka vendosur të shkurtoj udhëtimin dhe të kthehet në Rusi, ashtu që nga terreni i njohur “të mund të mbroj pafajësinë e tij”, për shkak se nuk njeh ligjet e SHBA-ve dhe nuk ka para për të angazhuar një avokat në SHBA.
Ai thotë se nuk e ka menaxhuar asnjëherë e as që ka pasur ndonjë dobi nga botneti Kelihos, edhe pse nuk është e qartë se si ka ardhur Microsoft deri te emri dhe mbiemri i tij. Përndryshe, duhet pasur parasysh se Rusia nuk dorëzon qytetarët e saj kështu që me kthimin në Rusi ai shpëtoi nga “dora amerikane e drejtësisë”, qoftë fajtor ose i pafajshëm. /Telegrafi/