Telegrafi

Autori i masakrës në Orlando ishte homoseksual, zbulohet pse kreu vrasjet masive

Deri më tani konsiderohet si një terrorist islamik, por Omar Mateen rezulton të ishte homoseksual.

Njeriu që i mori jetën 49 personave dhe la të plagosur 53 të tjerë në një klub homoseksualësh në Orlando, e ka kryer aktin e rëndë në shenjë hakmarrje pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me një homoseksual që rezultonte të ishte me HIV pozitiv.

Një i njohur i Mateen tha se ai ishte tërbuar kur kishte marrë vesh se njeriu që kishte kryer marrëdhënie ishte i sëmurë.

“Përvoja e hidhur në dashuri e ktheu atë në nevojën për hakmarrje”. Dëshmia vjen nga një burrë me origjinë latine, i cili thotë se e ka takuar Omar Mateen rreth 20 herë.

“Dua të them të vërtetën, ai nuk e ka bërë atë për terrorizëm. Unë mendoj se ai e bëri atë për hakmarrje”, rrëfen burri.