Telegrafi

Autori i masakrës në një xhami të Zelandës së Re, po mbahet i vetmuar në izolim dhe i ndalohet çdo kontakt jashtë burgut të sigurisë maksimale (Foto)

Të akuzuarin për sulmin në Christchurch, e kanë dërguar në vetmin burg të sigurisë së lartë, që ndodhet në Zelandë të Re dhe po mbahet i vetmuar në izolim.

Brenton Tarrant është në vëzhgim gjatë 24 orëve dhe i është ndaluar çdo kontakt me jashtë, përfshirë edhe ndalimin e gazetave, radios dhe televizionit, ka konfirmuar Departamenti Korrektues i Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.

Në pamundësi të informimit, autori i masakrës nuk do të kuptoi reagimet e mediave dhe të shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, për sulmin që e kreu mbi besimtarët e pafajshëm.

Vendndodhjen e 28-vjeçarit, autoritetet e sigurisë po përpiqen ta mbajnë të fshehur. Krejt çfarë është konfirmuar, është se po mbahet në një ‘strukturë të specializuar të sigurisë’.

Besohet se ai ndodhet në ndonjërin prej reparteve të burgut Paremoreno, që ndodhet 25 kilometra larg Aucland dhe është shtëpi e disa prej të burgosurve më të rrezikshëm. /Telegrafi/