Telegrafi

Autori kishe paralajmëruar vrasjen e të resë: Do ta vras, me këta dy plumba

“Do ta vras e më pas do vras veten. Ja me këta dy plumba do ta vrasë!”. Ka qenë kjo deklarata e 23-vjeçarit Aldison Belulajt, në një bisedë më shokët rreth një javë më parë.

Këtë veprim tragjik ai e bëri, të dielën rreth orës 14:52, pasi Ariela Murati kishte refuzuar prej shumë vitesh kërkesën për lidhje dashurie.

Mësohet se Aldisoni e kishte kërkuar edhe në familjen Murati dorën e vajzës, gjë e cila ishte refuzuar nga prindërit, pasi vajza sipas tyre nuk ishte dakord dhe i kishin kërkuar që mos të insistonte më.

Ndërkohë Gazeta Shqiptare ka mësuar se 23-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po mbahet në jetë nga aparaturat./Telegrafi/