Telegrafi

Autori i imazhit pretendon se vetëm 1 për qind e njerëzve mund t’i lexojnë shkronjat e fshehura – a mund t’i shihni edhe ju?

Iluzionet optike kanë filluar të bëhen një lloj trendi, që po nxitin njerëzit në mbarë botën të fusin më shumë në përdorim trurin.

Së fundmi një imazh shfaq vijat me ngjyrë të bardhë dhe të zezë që është shpërndarë në TikTok nga Hectic Nick, i cili ka katër milionë ndjekës, transmeton Telegrafi.

Ai pretendon se 99 për qind e njerëzve nuk mund të lexojnë shkronjat në këtë imazh – e nëse keni shikim të mprehtë mund ta arrini këtë.

“Vetëm një për qind e njerëzve mund të lexojnë atë që është fshehur në këtë fotografi”, thotë autori i imazhit të postuar.

Ai madje nuk ka hezituar të ua ngacmoj paksa imagjinatën ndjekësve të tij – duke i këshilluar të shikojnë më afër.

Imazhi ka marrë miliona shikime e disa përdorues pretendojnë se shkruan “Bad Eyes” apo “sytë e këqij”. /Telegrafi/

@hecticnick Can you read this on your first try? ? #fyp #illusion #opticalillusion ♬ SAD GIRLZ LUV MONEY – Remix – Amaarae & Kali Uchis