Site icon Telegrafi

Autori i këngës së famshme “Kuca, posao” në reklamën e D&G

Përveç se incizoi albumin me të njëjtin emër, ai u bë yll i fushatës reklamuese të shtëpisë së modës “Dolce & Gabbana”.

Të gjithë ata që e përqeshën stilin e veçantë të boshnjakut Jevric pasi dëgjuan këngën e tij, me siguri janë bërë pishman, kur kanë parë fushatën më të re të dyshes së famshme të dizajnerëve italianë.

Edhe pse fillimisht të gjithë mendonin se ajo ishte fotomontazh, Ekremi i tha gazetës serbe Kurir se vërtetë ka marrë pjesë në fushatën reklamuese të D&G.

Jevric i cili jeton në SHBA në një intervistë të mëhershme për një televizion boshnjak ka thënë se hit-kënga e tij është kompozuar nga një shqiptar me emrin Gjimi, i cili po ashtu jeton dhe vepron në Amerikë. /Telegrafi/

Exit mobile version