Telegrafi

Autori Colson Whitehead fiton Çmimin Pulitzer për herë të dytë

Autori amerikan Colson Whitehead, fitoi për herë të dytë çmimin Pulitzer për prozën letrare, duke u bërë shkrimtari i katërt që ka marrë dy herë këtë çmim të rëndësishëm.

Whiteheadi 50-vjeçar, e fitoi çmimin në vitin 2017 në të njëjtën kategori për librin e tij “Underground Railroad”. Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kishin fituar dy herë Çmimin Pulitzer për letërsi.

Vepra e shpërblyer “The Nickel boys”, u frymëzua nga historia e tmerrshme e jetës reale në shkollën e riedukimit për djem në Florida, ku fëmijët e dënuar për vepra të vogla iu nënshtruan abuzimeve të dhunshme.

Çmimet e vitit 2020, të shtyra për disa javë për shkak të koronavirusit, u shpallën në distancë vit nga dhoma e ndenjes e administratores së Pulitzerit, Dana Canedy.