Dy femrat që akuzohen për vrasjen e gjysmë vëllait të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kanë “vizituar” aeroportin ku ai ishte helmuar për vdekje.
Të prangosura dhe të veshura me jelekë antiplumb e të eskorduara nga forca të shumta të armatosura deri në dhëmbë, Siti Aisyah dhe Doan Thi Houng me urdhër të prokurorisë janë dërguar me karroca në skenën e krimit, transmeton Telegrafi.
25-vjeçarja Aisyah dhe Indonezia dhe 28-vjeçarja Huong nga Vietnami, akuzohen për vrasjen e Kim Jong-nam, duke ia spërkatur fytyrën me helm në aeroportin ndërkombëtare të Kuala Lumpur, gjatë 13 shkurtit.
Por, të dyshuarat për vrasje, me urdhër të prokurorisë janë rikthyer në skenën e krimit, për të kryer rikonstruimin, kurse ishin të shoqëruar edhe nga dhjetëra gazetarë dhe 100 policë të armatosur me armë të gjata.
Ato janë dërguar në restorantin e aeroportit ku Aisyah kishte takuar një burrë të paidentifikuar, si dhe tualetin nga i cili kishin ikur pasi kishin helmuar viktimën me një lloj helmi që përdoret nga agjentët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=npcxBhalWjk