Të pandehurit, Alfred Gjergji dhe Besnik Vila, do të gjykohen për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Sipas Prokurorisë, vrasja e Marash Prekës ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi dyshohet se në tetor të vitit të kaluar, viktima Preka kishte vrarë me thikë vëllain e të pandehurit Gjergji. Sipas akuzës, Gjergji është ekzekutori i Prekës, ndërsa i pandehuri tjetër akuzohet për bashkëpunim në vrasje./Telegrafi/