Telegrafi

Autopsia zbulon llojin e helmit që piu Slobodan Praljak në Gjykatën e Hagës (Video)

I akuzuari për krime lufte nga Bosnja, Slobodan Praljak, kishte pirë helm cianid në Gjykatën e Hagës.

Kjo u konfirmua nga prokurorët holandezë që kanë kryer një autopsi preliminare.

“Kjo ka dërguar në mosfunksionim të zemrës, duke shkaktuar kështu edhe vdekjen”, kanë thënë ata.

Autoritetet holandeze menjëherë pas rastit kanë hapur një hetim lidhur me atë se si krimineli i luftës, Slobodan Paljak ia doli të fusë helm në Gjykatën e Hagës dhe të bëj vetëvrasje gjatë seancës e cila u shfaq edhe në televizion.

72 vjeçari Praljak ka ndërruar jetë në spital ditën e mërkurë, pak orë pasi kishte konsumuar gjatë seancës gjyqësore, një shishe me përmbajtje të lëngshme, transmeton Klan Kosova.

Veprimi i tij që habiti të gjithë erdhi pasi gjykata konfirmoi dënimin me burgim prej 20 vjetësh për krime ndaj popullatës civile në Mostar të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Praljak ishte në mesin e gjashtë ish-liderëve politikë dhe ushtarakë të akuzuar nga Tribunali i Hagës, për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë.