Telegrafi

Autopsia tregon pse humbi jetën 16-vjeçarja Blerta Pepa

Ka dalë tashmë ekspertiza mbi vdekjen e Blerta Pepës, 16-vjeçares e cila humbi jetën dy ditë më parë gjatë një operacioni në gju në spitalin Continental në Tiranë. Sipas ekspertizës, 16-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkak të hipetermisë. Në fillim pati dyshime se nuk është përdorur ilaçi Dantrolen, por pas ekspertizës rezultoi se ky medikament është përdorur gjatë operimit, duke i shkaktuar hipetermi maligna. Më poshtë mund ta lexoni se si e shpjegoi rastin spitali “Continental”!

Hipertermia Maligna përfaqëson një nga komplikacionet më të rënda dhe shumë të rralla që ndodh gjatë anestezisë. Ajo vjen si pasojë e një defekti genetik dhe që është e pamundur të zbulohet me anë të ekzaminimeve standarde apo të posaçme të kryera para operacionit.

Hipertermia maligna vjen nga çlirimi masiv i energjive termike nga muskujt, si pasojë e aplikimit të substancave anestetike. Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se protokollet e anestezisë së aplikuara në Spitalin Continental në kët rast janë të njëjta me ato të vendeve të BE-së.

Gjithashtu sigurojmë se niveli profesional i anestezistëve të spitalit tonë është tejet i lartë dhe veçanërish i mjekut që u përball me këtë komplikacion të rrallë, i cili e ka trajtuar atë me profesionalizëm të lartë dhe devotshmëri në një afat kohor prej disa orësh.