Site icon Telegrafi

Autopiloti i Teslas ngatërron fëmijën me një kon trafiku

Funksioni i autopilotit në makinat e Teslas ka shkaktuar trazira me videon dramatike të postuar në internet.

Në të kaluarën kanë ndodhur aksidente të ndryshme sepse sistemi ndihmës i shoferit (autopiloti) nuk ishte në gjendje të interpretojë shenjat e korsisë dhe shenja tjera të trafikut, transmeton Telegrafi.

Një entuziast i Tesla-s nga Brazili ka provuar tani se si autopiloti i Tesla interpreton një fëmijë të veshur me një bluzë portokalli si një kon trafiku.

Në video e mëposhtme shihet se si automjeti e sheh djalin në fillim si një qenie njerëzore.

Pak kohë më vonë, softueri thotë që fëmija po mban një kon të trafikut.

Dhe përsëri një moment më vonë, makina interpreton djalin vetëm si kon trafiku.

Programi për njohjen e imazhit mund të jetë hutuar nga ngjyra portokall e bluzës së fëmijës. /Telegrafi/

Exit mobile version