Në një autostradë të Holandës, është xhiruar momenti kur makina Tesla ia del të frenojë dhe të shmang përplasjen.
Siç shihet në videon e postuar më poshtë, vetura që ishte duke u vozitur vet frenon, vazhdon të lëvizë anash dhe ndalon shkaku i një ndeshjeje, transmeton Telegrafi. Dhe, gjithçka ndodh kur sistemi (në makinën ku është kamera) vëren se vetura para e kuqe po ngadalëson shpejtësin. Pra, reagon një sekond para aksidentit.
Kështu, Tesla shpëton veturat tjera që të mos bëjnë ndeshje në atë vend.
Këto manovra që i ka bërë autopiloti, në kohë dhe vend të duhur, do të ishin vështirë të realizueshme edhe nga shoferët më të kujdesshëm dhe me përvojë. /Telegrafi/
https://youtu.be/SsU02w32Fsg