Site icon Telegrafi

Automobilin e vjedhur e mbushi me benzinë në vend të naftës

Daniel Boxall vodhi Audi A4 me vlerë prej 15.000 eurosh, pasi ia kishte vjedhur çelësat pronares Caroline Lyons në qytetin e vogël Ramsgate në Britaninë e Madhe, shkruan Telegraph.

Me të vjedhur çelësat, hyri në automobil dhe filloi të vozitej në shoqërinë e shokut të tij Rochard Lloyd. Por pas disa kilometrave, vërejti se nuk ka karburant. U ndal në një pompë benzine dhe përkundër mbishkrimit në kapak ai e mbushi me benzinë në vend të naftës.

Pastaj hipi në automobil dhe vazhdoi tutje. Vetëm disa qindra metra më larg automobili u ndal për habinë e madhe të hajnit. Kur e kuptoi se nuk mund të shkojë më larg, nuk dëshiroi të ikë duarthatë dhe e bëri një hap bizar. Dëshiroi ta shesë automobilin për 100 euro një motoçiklisti të cilit i tha se gjoja nesër do ta blinte një Porsche.

Motoçiklistit iu duk i dyshimtë dhe thirri policinë që më pas arrestoi dy shokët të cilët janë dënuar për vjedhje. Boxall është dënuar me 12 muaj me kusht dhe i është ndaluar vozitja për një vit. Shoku i tij Lloyd është dënuar me 180 ditë burg, 18 muaj me kusht dhe një vit nuk ka të drejtë të vozisë. /Telegrafi/

Exit mobile version