Automobili me emrin ‘Wind Up’ është i lartë 104 centimetra, ndërsa i gjatë gjithsej 129 centimetra, ndërsa mund të arrijë shpejtësinë deri në 60 km në orë.
Titullari i automobilit më të vogël në botë, i regjistruar zyrtarisht edhe në librin e rekordeve Guinness, mori karrocerinë e motorit Shangai Shenke, ndërsa gomat dhe timonin nga motori Honda Monkey.
Automobili i tij mund të përdoret edhe në trafik, ndërsa ka edhe rrip sigurie. Watkins po ashtu ka shpikur edhe Flatmobile, automobilin më të ulët në botë. /Telegrafi/