Site icon Telegrafi

Automobili i së ardhmes pa shofer

Ata krijuan konceptin e automobilit i cili drejtohet dhe parkohet vetvetiu dhe e titulluan “Autonomobile” i cili nuk ka shofer fare.

Ky automobil ende është vetëm plan ideor, por dizajnerët parashohin se ai mund të marr formën deri më 2040. Dizajni i veçantë i këtij automobili nënkupton shtatë ulëse të rehatshme dhe dritare të cilat ofrojnë pamje panoramike.

Ajo që e dallon prej automobilave të zakonshëm është se nuk ka pedale, timon, dhe as vend të paraparë për shoferin. Pasi dërgon udhëtarët në destinacionin e caktuar, automobili parkohet vetë.

Ky automobil është paraparë të ecën me energji elektrike dhe solare dhe për këtë arsye është i pranueshëm edhe ekologjikisht. /Telegrafi/
 

Exit mobile version