Automjetin që e ka përdorur kryetari Stevo Pendarovski, kurse ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev e ka kërkuar ta kthejë në MPB, ka qenë në kabinetin e kryetarit që kur Gjorge Ivanov ishte në funksion, njofton ‘A1on’.
Pendarovski prej se ka ardhur në funksion nuk ka kërkuar automjet shtresë dhe gjithashtu as MPB nuk i ka dhënë automjet për përdorin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nëse janë të sakta deklarimet e ministrit Çulev se automjetet e MPB-së janë përdorur për qëllime private, atëherë keqpërdorim ka bërë edhe ish-kryetari Gjorge Ivanov.
Sipas telegramit të ministrit Çulev, Pendarovski duhet të kthejë një automjet nga 35 automjetet e MPB-së nëpër institucionet tjera./Telegrafi/