“IVy”, e projektuar dhe e ndërtuar nga docentët dhe studentët e Universitetit australian të Uellsit Jugor, në vitin 2009 gjatë një gare të mjeteve me energji diellore në Australi, ia kishte “shkelur” deri edhe 103 kilometra në orë, por kjo nuk ishte njohur zyrtarisht, raporton Ikub.
Po si ecën ky mjet? I ushqyer nga qeliza diellore silici, "IVy" në një shpejtësi të plotë prodhon rreth 1.200 vat, të njëjtën fuqi sa të një thekës buke. Prova zyrtare u realizua në bazën e Marinës detare të Nowra, në jug të Sydney, me pilotë profesionistë në timon.
Normalisht, "IVy" përdor qeliza yjore për të mbushur një bateri prej 25 kilogramësh, që është hequr për të ulur peshën dhe për të kryer me sukses provën e rekordit. /Telegrafi/