Pas disa vitesh që u deshën për ta projektuar dhe prodhuar, mjeti i parë i madh që nuk emeton gazra në natyrë është prezantuar në një minierë platini në Afrikën e Jugut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kamioni që ka të instaluar një “bërthamë hibride” dhe mbushet me hidrogjen, u prodhua dhe dizajnua nga kompania First Mode me bazë në Seattle.
At the launch of @AngloAmerican's #nuGen #hydrogen–#battery 290 t mining truck at #Mogalakwena #platinum mine today, @CyrilRamaphosa, South Africa's President said: "It is a smart step for #AngloAmerican but a giant leap for #SouthAfrica’s #hydrogeneconomy https://t.co/rqipVuAdCU pic.twitter.com/l6wfbF6XbV
— International Mining (@im_mining) May 6, 2022
Kamioni rreth dhjetë metra i lartë nuGen hibrid 200 tonësh për miniera, u mirëprit edhe nga presidenti i Afrikës Jugut, Cyril Ramaphosa.
The road to a sustainable future for our mined resources began today. One truck, 700 cars worth of diesel gone.
Today, the @FirstModeHQ team celebrates — tomorrow we get to work on building the next.#BuiltTheBarelyPossible pic.twitter.com/KG0i1khE7Y
— Rhae Adams (@rhaebies) May 6, 2022
Ai ishte i pranishëm në ceremoninë e pranimit në minierën e hapur të platinit që ndodhet në Mogalakwena, e që është në pronësi të kompanisë “Anglo American”.
“Është hap i madh dhe i mençur për kompaninë Anglo American, por për ekonominë me bazë hidrogjeni të Afrikës së Jugut ky është një hap gjigant ndërsa shkojmë drejt së ardhmes. Ekonomia që bazohet në hidrogjen po i jep jehonë vendit tonë dhe po e vendos emrin tonë në majat e industrisë”, citohet të ketë thënë Ramaphosa. /Telegrafi/