Në mëngjes gjatë aksidentit rrugor në bulevardin “1 maji” në Manastir, dy automjete të Drejtorisë së të Ardhurave Publike kanë qenë të dëmtuara, ndërsa njëra ka përfunduar në koritën e lumit Dragor.
Automjetet e DAP-it secilën ditë parkojnë buzë lumit, sepse edhe objekti i DAP-it gjendet disa metra rreth koritës së lumit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sot në mëngjes, siç thonë nga SPB Manastir, automjeti i llojit “Mercedes” tash për tash nga arsyet të panjohura ka goditur automjetet e parkuara të DAP-it, ku njëra ka mbaruar në lum./Telegrafi/