Site icon Telegrafi

Automjeti anije konfiskohet nga rojet bregdetare

Marco Amoretti dhe Marcolino De Candia e kanë shndërruar një Maserati në një ‘automjet deti’ për të ecur në bregdetin Forte dei Marmi dhe për të lundruar kohë pas kohe.

Mirëpo, dy 50 vjeçarët janë kapur nga rojet bregdetare në momentin kur kishin shkuar të blinin ushqim në një restorant.

Ata janë dënuar me disa qindra euro dhe iu është konfiskuar ‘automjeti anije’ me emrin Miriam, pasi që nuk i kishin dokumentet e duhura dhe pajisjet e sigurisë për të lundruar në ujërat italianë.

“Ne nuk shkuam shumë larg dhe ishim duke e testuar për të bërë një udhëtim rreth Italisë. Isha vërtet i befasuar që rojet bregdetare e bënë shumë të madhe këtë punë”, ka thënë Amoretti.

Exit mobile version