Site icon Telegrafi

Automjetet shtetërore në RMV do të kenë targa me ngjyrë të veçantë, është ngritur komisioni për ndryshimin e ligjeve

Në seancën e sotme të Qeverisë së RMV-s[, me propozim të Shërbimit për Çështje të Përbashkëta dhe të Përgjithshme, është formuar komisioni për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe sundimit të ligjit.

Ligji për shfrytëzimin dhe disponimin e pronës shtetërore dhe komunale dhe Ligji për automjetet.

Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha automjeteve shtetërorë, të cilët do të shënohen me targa regjistrimi me ngjyrë të veçantë për identifikim më të lehtë./Telegrafi/

Exit mobile version