Site icon Telegrafi

Automjete pastruese të prodhuara në Maqedoni do të eksportohen në Evropë, Azi dhe Amerikë

Kamionë të prodhuar nga kompania vendase ”Brako” do të eksportojë në SHBA, Kinë, Angli, Gjermani, Belgjikë, Rumani, Turqi dhe Danimarkë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj kompanie, me ujdinë e arritur me Green Machine, kjo kompanido të bëjë dërgimin e 200 automjeteve të para të cilësisë së lartë për pastrim të qyteteve në metropolet botërore.

Kryetari i bordit të drejtorëve, Branko Koço Angjushev, bëri të ditur se kapacitetet vjetore të prodhimit do të rriten pasi që në muajin që vjen kompania do të lëshojë në funksion repartin e kompjuterizuar që është një investim prej 4.5 milionë euro.

Përndryshe, kompania Brako është pjesë e grpacionit Feroinvest, ku ka 800 të punësuar, kryesisht inxhinjerë./Telegrafi/

Exit mobile version