Telegrafi

Automjetet dhe ndikimi i grave (Foto)

Dizajnuesi shpeshherë llogaritet si kontribuues jo i madh për një produkt, qoftë modë, pajisje elektronike, dekorim apo edhe për një automobil.

Në të vërtetë, dizajnuesi është më shumë se vetëm një shpikës estetik. Ai është krijuesi i funksionimit të një produkti, si ndihet ai, sa është i qasshëm, çfarë veçorish ka, përpos dizajnit të jashtëm, shkruan Koha Ditore. Një dizajn i mirë gjeneron besim, identitet dhe fuqi te një automobil.

Në çdo panair të njohur automobilistik, çdo kompani e madhe debuton modelet me dizajnin më të ri. Sipas librit “Influence: How Women’s Soaring Economic Power Will Transform Our World for the Better”, gratë ndikojnë në 85 për qind të blerjeve të të gjithë automobilave, në vlerë prej më shumë se 80 miliardë dollarëve.

Prodhuesit nga Amerika, Italia, Gjermania e deri te Japonia i dinë këto statistika dhe prandaj kanë kërkuar që dizajnueset të marrin pjesë në krijimin e dizajnit të elementeve të mençura dhe funksionale për brendet e tyre.

Gratë e suksesshme në dizajn të automobilave

Në një intervistë për “Forbes”, Rossella Guasco, drejtoreshë e Qendrës për stil të ngjyrave dhe materialeve për çdo brend të grupit FCA duke përfshirë Fiat, Abarth, Alfa Romeo, Lancia dhe Maserati, thotë se kjo është më shumë se një punë e zakonshme.