Site icon Telegrafi

Automjetet autonome po shkaktojnë kaos në rrugët e San Franciskos

Problemet e lidhjes të shkaktuara nga festivali muzikor bënë që dhjetë nga veturat autonome të Cruise të “ngecën” në rrugët e San Franciscos.

Fundjavën e kaluar, kompania Cruise pati probleme të mëdha me automjetet e saj autonome që shkaktuan bllokime në rrugët e San Franciscos.

Bëhet fjalë për një duzinë automjetesh Cruise që bllokuan trafikun për një periudhë prej 15 minutash dhe fotot dhe videot u përhapën shpejt në internet. Automjetet po lëviznin normalisht derisa një seri defektesh rezultuan në bllokimin e trafikut rreth rrugës Vallejo, si dhe rrugëve Grant dhe Columbus.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, incidenti ndodhi një ditë pasi komisioni i Kalifornisë lejoi Cruise të operonte në San Francisco dhe pjesë të San Mateo County 24 orë në ditë.

Fatmirësisht nuk ka pasur probleme apo lëndime të mëdha dhe Cruise pretendon se shkaku i incidentit dhe turmës janë problemet e lidhjes dhe se shkaktohen nga festivali i muzikës.

Qyteti i ka bërë thirrje guvernatorit që të rrisë mbikëqyrjen e automjeteve autonome sepse shteti ka miratuar përdorimin e tyre të zgjeruar në qytet. /Telegrafi/

Exit mobile version