Site icon Telegrafi

Automjet që vihet në lëvizje me uiski

Karburanti i ri, të cilin e emërtuan “butanol”, fitohet në kombinimin e mbetjeve nga kazani i bakrit për distilimin e uiskit që përdoren për prodhimin e uiskit skocez.

Shkencëtarët thonë se “butanoli” mund të përdoret për të gjitha llojet e automjeteve dhe përshtatja e motorëve nuk është e nevojshme fare, njoftojnë agjencitë e lajmeve.

“Bio-nafta e re prodhohet nga baza e materialeve biologjike kështu që nuk nevojitet përshtatje e re”, tha drejtori i projektit Martin Tagney, duke shtuar se ai dhe ekipi i tij planifikojnë të themelojnë kompaninë e cila do ta shpërndante “butanolin” nëpër pompat e benzinës nëpër Britani. /Telegrafi/

Exit mobile version