Site icon Telegrafi

Automjet që ecë me jashtëqitje njerëzish

Bio makina është prodhuar me qëllim që të promovohet zhvillimi i burimeve alternative të energjisë, ndërsa si burim i energjisë përdoret metani i nxjerrë nga materialet organike.

Prodhimi i këtij lloj karburanti nuk është diç e re, sepse kompanitë që merren me këtë veprimtari si bazë për prodhimin e metanit kanë përdorur edhe jashtëqitjet e kafshëve.

Firma “GENeco” është e para në botë e cila për prodhimin e bio-karburantit përdorë fekalet njerëzore, ndërsa për ta dëshmuar efektin, ata kanë vendosur ta përshtatin një Volkswagen Beetle kabriolet për këtë qëllim.

Metani është karbohidrat i cili nuk është i tretshëm në ujë, ndërsa në kontakt me ajrin vjen deri tek eksplodimi. Për të qenë i përdorshëm si bio-karburant, është e nevojshme që ky material të pasurohet me CO2. /Telegrafi/

Exit mobile version