Site icon Telegrafi

Automjet për femra me qerpikë në drita

VW Bettle ka të instaluar një vazo në tabelën e instrumenteve, Micra ka një vend të posaçëm për të varur çantën, ndërsa tash zbukurimi i automjeteve ka bërë edhe një hap revolucionar, shkruan “Daily Mail”. Tash për automjetin tuaj mund të blini as më pak as më shumë edhe qerpikë për drita.

Kompania e cila i prodhon ato, Carlashes, propozon që dritat tuaja t’i zbukuroni me pak modë dhe shkëlqim të kristaleve. Po e keni lexuar mirë, qerpikë artificialë në dritat e automjetin tuaj, pasi vet automjetet nuk janë aq të këndshëm, apo jo? /Telegrafi/

Exit mobile version