Site icon Telegrafi

Automati ju sugjeron çfarë pije dëshironi

Automati është futur në përdorim në njërin prej stacioneve hekurudhore të Tokios, ndërsa tash për tash rezultatet janë premtuese. Automati i ri shet tri herë më shumë pije sesa aparatet e deritashme.

Përveç skanimit të fytyrës, automati pyet myshterinjtë për gjininë dhe moshën, ndërsa në përzgjedhjen përfundimtare të pijes ndikon edhe temperatura dhe koha në të cilën përzgjidhet pija. Automati burrave kryesisht u propozon qaj ose kafe, varësisht prej moshës, ndërsa grave pije të ëmbla. /Telegrafi/
 

Exit mobile version