Autokolona e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris u përfshi në një aksident të vogël me veturë të hënën.
Harris po shkonte për në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 10:30 të mëngjesit të së hënës, kur shoferi i veturës goditi një bordurë, konfirmoi zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Anthony Guglielmi.
Ndikimi ishte mjaft i fortë sa që goma duhej të zëvendësohej, duke shkaktuar autokolonë në rrugë, thanë burimet për Washington Post.
Videoja e filmuar nga një kati i lartë tregonte roje të armatosura që qëndronin rreth automjeteve të bllokuara në hyrje të një nënkalimi ndërsa u transferua zëvendësja e presidentit Joe Biden.
“Oh Zoti im – është Kamala! Është ajo, ja ku është – Unë e pashë atë”, dëgjohet një grua duke thënë në video. “Ajo ishte në veturën që u përplas – kjo është një çmenduri!”
Kamala Harris in a car accident today!! pic.twitter.com/DSjGhOJkjq
— 🦋😅🌺🌜Lori🌛🌺🦋 (@lorijean333) October 4, 2022
Pavarësisht aksidentimit të SUV, ai fillimisht u përshkrua nga Shërbimi Sekrete si një “dështim mekanik”.
Guglielmi thotë se ishte një keqkomunikim, “Informatat e para na thoshin se ishte një dështim mekanik dhe kjo iu komunikua udhëheqjes së agjencisë nga personeli që mbështet lëvizjen e autokolonës”, tha ai.
“Pasi përfundoi lëvizja mbrojtëse, lidershipi u përditësua verbalisht me fakte të tjera përkatëse se automjeti goditi një bordurë”, shtoi zëdhënësi.
Zëdhënësja e Harrisit, Kirsten Allen, i tha gazetës se “Zëvendëspresidentja nuk pësoi asnjë lëndim dhe vlerëson përgjigjen e shpejtë të Shërbimeve Sekrete për ta dërguar të sigurt në Shtëpinë e Bardhë.
Zëvendëspresidentja thuhet gjithashtu se po pyet se si mund të ndodhë një aksident i tillë duke pasur parasysh nivelin e lartë të trajnimit që u është dhënë drejtuesve të saj. /Telegrafi/