Autokolona e dytë e evakuimit, që doli nga Alepoja Lindore, që ndodhet nën rrethimin e milicëve shiitë, nën komandën e Iranit dhe të ushtrisë së regjimit, ka mbërritur në pjesën rurale perëndimore të qytetit, që ndodhet nën kontrollin e opozitarëve.
Numri i civilëve dhe opozitarëve të evakuuar ka arritur në 2,284 persona.
Të paktën 16 autobusë, pesë automjete të Gjysmëhënës Siriane dhe 11 furgonë, që janë nisur nga lindja e Aleppos, kanë kaluar pikën e kontrollit të regjimit në lagjen ”Ramuse”.
Autokolona e dytë e evakuimit ku janë transportuar 1 198 banorë, nga të cilët 577 meshkuj, 320 femra dhe 301 fëmijë po drejtohet drejt qytetin Idlib, që ndodhet në kufi me Turqinë dhe ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. Gjithashtu mësohet se në autokolonë ka edhe 12 persona të plagosur.
Së bashku me autokolonën e parë janë nxjerrë në mënyrë të sigurt nga rajoni nën rrethim 2 284 banorë dhe vazhdojnë përgatitjet për nisjen e autokolonës së tretë.
Procesi i armëpushimit dhe evakuimit nisi si rezultat i bisedimeve intensive të kryera mes Turqisë dhe Rusisë. /kp/